Kroaci – Kitaroviç dhe Josipoviç në raundin e dytë presidencial

Presidenti në ikje i Kroacisë, socialdemokrati Ivo Josipoviç dhe kandidatja konservatore, ish-ministrja e Jashtme, Kolinda Grabar Kitaroviç, do të garojnë në raundin e dytë presidencial, më 11 janar.

163884
Kroaci – Kitaroviç dhe Josipoviç në raundin e dytë presidencial

Sipas rezultateve zyrtare gati përfundimtare, Josipoviç arriti të marrë në raundin e parë 38,56 për qind të votave kundër 37,08 për qind për Grabar Kitaroviç.

Në vend të tretë doli Ivan Vilibor Sinçiç, një kandidat anarkist 25 vjeç, që synonte daljen e Kroacisë nga BE-ja dhe NATO-ja. Ai u bë shumë popullor kur iu kundërvu largimit nga apartamentet e tyre të personave, që nuk rimbursonin dot kreditë.

Niveli i pjesëmarrjes ishte 47,12 për qind, ose 3 për qind më shumë sesa në zgjedhjet presidenciale të kaluara, pesë vite më parë.

Kroacia po përballet me një krizë ekonomike të rëndë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme