Greqi – Dështon zgjedhja e Presidentit, priten zgjedhje parakohe

Stavros Dimas, i cili ishte kandidat i qeverisë greke në zgjedhjet presidenciale, ka humbur përfundimisht zgjedhjet para Parlamentit, gjë që çon në shpërbërjen e tij në dhjetë ditë dhe zhvillimin e zgjedhjeve legjislative të parakohshme.

164265
Greqi – Dështon zgjedhja e Presidentit, priten zgjedhje parakohe

Ish-komisioneri evropian, Stavros Dimas, i cili duhet të merrte 180 vota gjatë këtij turi të tretë, ka marrë vetëm 168, pothuajse të njëjtat vota që mori në raundin e dytë, pas 160 votash në turin e parë.

Bursa e Athinës regjistroi një humbje prej më shumë se 11 për qind pas këtij zhvillimi në Greqi.

Sakaq, Kryeministri konservator grek, Antonis Samaras, propozoi sot zhvillimin e zgjedhjeve legjislative të parakohshme më 25 janar, pas dështimit të Parlamentit për zgjedhjen e Presidentit, duke shkaktuar shpërndarjen e Parlamentit.

"Nesër do t’i kërkoj Presidentit aktual të Republikës shpërndarjen e Parlamentit dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme më 25 janar", theksoi Samaras për mediat.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme