Kroaci – Vazhdon procesi i votimit për presidentin e vendit

Kroatët votojnë sot për të zgjedhur kryetarin e shtetit, që shihet si sfidë mes kandidates së qendrës së djathtë, ish-ministres së Jashtme, Kolinda Grabar-Kitaroviç dhe presidentit aktual Ivo Josipoviç.

Kroaci – Vazhdon procesi i votimit për presidentin e vendit

Kroatët votojnë sot për të zgjedhur kryetarin e shtetit, që shihet si sfidë mes kandidates së qendrës së djathtë, ish-ministres së Jashtme, Kolinda Grabar-Kitaroviç dhe presidentit aktual Ivo Josipoviç, ky i fundit duket se është favorit edhe pse sipas sondazheve, presidenti i vendit ballkanik do të zgjidhet pas balotazhit të mesit të janarit.

Qendrat e votimit u hapën sot në orën 6:00 GMT dhe do të mbyllen në 18:00 GMT. Rezultatet e para priten në mbrëmje.

Josipoviç mbetet favorit me 42 për qind të preferencave, por në balotazh përballja me Kitaroviçin e bën më të paqartë fituesin. Presidenti në ikje e ka shpresën në mbështetjen e partive të qendrës së majtë, ku në vend të parë gjenden socialdemokratët e kryeministrit, Zoran Milanoviç.

Mes premtimeve kryesore të Josipoviçit, me të cilat ai kërkon edhe një mandat tjetër pesëvjeçar nga zgjedhësit kroatë, janë reformat kushtetuese dhe strukturore.

Sipas tij, defekti kryesor i Kroacisë për daljen nga kriza është moskryerja e plotë dhe e shpejtë e reformave. Sfidantja e tij, Kitaroviç, që ka mbështetjen e Unionit Demokrat Kroat (HDZ), ka deri tani rreth 30 për qind të preferencave.

Të paktën 3,8 milionë zgjedhësit kroatë kanë edhe dy alternativa të tjera për postin e presidentit që janë Milan Kujunxhiç, i së djathtës ekstreme dhe populist, si edhe aktivisti social Ivan Vilibor Sincçiç, 25 vjeç.

Përqindja e preferencave për ta shkon në 10.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme