Jahjaga: Serbia në BE, kur të zgjidhë çështjet me Kosovën

Serbia nuk ka vend në Bashkimin Evropian pa i zgjidhur të gjitha çështjet në raport me Kosovën”, ka vlerësuar presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, duke shtuar se vendet e Ballkanit perëndimor synojnë të ardhme evropiane.

Jahjaga: Serbia në BE, kur të zgjidhë çështjet me Kosovën

Serbia nuk ka vend në Bashkimin Evropian pa i zgjidhur të gjitha çështjet në raport me Kosovën”, ka vlerësuar presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, duke shtuar se vendet e Ballkanit perëndimor synojnë të ardhme evropiane dhe kjo rrugë sipas Presidentes nuk do të jetë e rregulluar pa fqinjësi të mirë.

“Procesi për në BE është individual për secilin shtet, çështja e marrëveshjeve e obligimeve janë parakushte themelore për procesin e integrimeve evropiane”, ka thënë presidentja Jahjaga në një intervistë për RTK.

Duhet vendosmëri më e madhe në luftën më efikase kundër korrupsionit ka thënë e para e vendit, Atifete Jahjaga, duke shtuar se “ viti 2015 duhet të jetë vit i reflektimeve të tilla, i një përgjigje më të vendosur të organeve të rendit kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.”

Ajo ka folur edhe për ekstremizmin fetar duke thënë se Kosova nuk do të jetë kurrë dhe nuk do të shndërrohet kurrë as në vatër dhe as si vend kalim i këtyre veprimeve.

Sa i përket dialogut me Serbinë, Presidentja ka pohuar se ky dialog duhet të vazhdojë me formatin e njëjtë, por me kohë të kufizuar.

Asociacioni i komunave me shumicë serbe sipas saj, do të ketë funksionin konformë kushtetutës dhe ligjeve në vend, sikurse edhe komunat e tjera të Kosovës.

Ndryshimet kushtetuese do të ndihmojnë procesin e integrimeve euroatlantike, përfshirë edhe krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës duke thënë se është një institucion që ka kaluar në një proces të tranzicionit për 15 vjet dhe në çdo hap është bërë në përputhje me standardet më të larta të pranueshme të NATO-s.

Ajo ka folur edhe për Gjykatën Speciale, duke shtuar se ajo do të merret me raste individuale, por nuk do ta denoncojë betejën e popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme