Greqi – Dimas: S'dua të jem President me votat e Agimit të Artë

Pas dështimit të dytë për t’u zgjedhur President i Republikës nga Parlamenti grek, kandidati i qeverisë, Stavros Dimas, garantoi të mërkurën se nuk pranonte të zgjidhej me votat e Agimit të Artë.

Greqi – Dimas: S'dua të jem President me votat e Agimit të Artë

Stavros Dimas, kandidati i paraqitur nga koalicioni i së djathtës dhe socialistëve në postin honorifik të Presidentit të Republikës, nuk arriti dot të martën, për herën e dytë radhazi, të marrë mazhorancën prej 200 votash nga 300 të mundshme.

Nëse 16 votat e Agimit të Artë do t’i bashkohen 168 votave të marra të martën, Dimas mund të arrijë mazhorancën e thjeshte prej 180 votash, që duhen për të fituar raundin e tretë dhe të fundit.

Kështu edhe qeveria e konservatorit Antonis Samaras do të evitojë një shpërbërje të Parlamentit, që do të ndiqej nga zgjedhje lejgislative të parakohshme, ku si favorite kryesore shihet partia e së majtës radikale, SYRIZA, që është kundër masave shtrënguese.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme