Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Agjencia turke, TIKA rikonstrukton zjarrfikësen e Tiranës

Sot në Tiranë është zhvilluar ceremonia e përurimit të ambienteve të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (PMNZSH), të rikonstruktuara nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).

Agjencia turke, TIKA rikonstrukton zjarrfikësen e Tiranës

Në ceremoni merrnin pjesë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Ministri i Punëve të Brendshme Samir Tahiri, Ambasadori i Turqisë në Tiranë Hidayet Bayraktar, Koordinatori i TIKA-s në Shqipëri Prof. Dr. Birol Çetin, punonjës e drejtues të zjarrfikëses si dhe banorë të Tiranës.

Kryeministri Rama në ceremoninë e përurimit falënderoi TIKA-n për bashkëpunimin dhe shtoi se ambientet e zjarrfikëses një vit më parë ishin në një gjendje të mjerueshme. Rama në fjalën e tij tha se falë bashkëpunimit me qeverinë turke është arritur të rinovohen këto ambiente të zjarrfikëses që dikur ishin rrezik zjarri vetë.

Rama tha se Qeveria Turke është bashkëpunuese dhe në sajë të bashkëpunimit konstant ajo ndihmon Qeverinë Shqiptare për të rilindjen dhe rimëkëmbjen.

“Një vit më parë zjarrfikësit tanë kishin vetë nevojë për ndihmë” - tha Rama dhe shtoi se sot ato falë këtij bashkëpunimi me TIKA-n janë në një gjendje bashkëkohore.

Ndërsa Ministri Tahiri në fjalën e tij tha se falë këtij rinovimi total të ambienteve të zjarrfikëses qytetarët e Tiranës marrin shërbim më cilësor. Mosprania e ekipeve të shpëtimit dhe ambienteve të zjarrfikëses i ka sjellë shumë dëme Shqipërisë tha Tahiri dhe shoti se Qeveria i ka në qendër të vëmendjes këto shërbime.

Agjencia turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) vetëm gjatë 2014 ka investuar dhe kontribuar në rreth 65 projekte të ndryshme me vlerë disa miliona dollar në Shqipëri, në disa fusha, si në mjekësi, në restaurimin e objekteve kulturore, sektorin bujqësor si dhe infrastrukturë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme