Thaçi: Serbia "de facto" e ka njohur Kosovën

Zv/kryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Serbia me marrëveshjen e fundit tashmë e ka njohur “de facto” Kosovën.

Thaçi: Serbia "de facto" e ka njohur Kosovën

Në një intervistë për të përditshmen austriake "Die Presse", Thaçi po ashtu ka pohuar se situata sot është pamohueshëm më e mirë, duke marrë parasysh se Serbia ka tentuar të bëj gjenocid para 15 vjetësh.

Kështu shkruhet në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme të Kosovës, ku është botuar intervista.

Ndërsa në "Facebook", Hashim Thaçi shkruan: "Dje kam dhënë intervistë për gazetën e njohur austriake 'Die Presse', ku kam folur për koalicionin dhe programin qeveritar, të ardhmen e dialogut me Serbinë, obligimet ndërkombëtare të Kosovës, etj."


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme