Shqipëri - Drafti 4-pikësh i propozuar nga negociatorët evropianë

Në faqen zyrtare të eurodeputetit Eduard Kukan është publikuar drafti, që përmban 4 pika, i propozuar nga negociotarët evropianë.

Shqipëri - Drafti 4-pikësh i propozuar nga negociatorët evropianë

Pas negociatave me krerët e partive politike në Shqipëri për rikthimin e opozitës në Parlament, eurodeputetët Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein u kanë sugjeruar palëve në Tiranë që të ulen dhe të bien dakord për miratimin e një rezolutet të përbashkët në Parlament mbi një draft të sugjeruar prej tyre.

Në faqen zyrtare të eurodeputetit Eduard Kukan është publikuar drafti i propozuar nga negociotarët evropianë dhe përmban 4 pika:

1- Opozita të kthehet në Parlament për të vendosur plotësisht funksionet e saj parlamentare duke iu shmangur bojkotit të Parlamentit dhe komisioneve të tij; ndërsa mazhoranca qeverisëse nuk do të përdorë shumicën e cilësuar prej tre të pestave, duke anashkaluar opozitën, por do të punojnë së bashku me opozitën për të gjetur konsensus për reforma të rëndësishme sa herë që është e mundur.

2- Të gjitha palët do të kontribuojnë për dialogun politik, i cili duhet të bëhet së pari në Parlament dhe respektojnë Kushtetutën dhe zbatimin sistematik të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Mazhoranca qeverisëse dhe opozita do të anagazhohen të rishikojnë rregullat, që kanë të bëjnë me funksionimin efikas të komisioneve parlamentare hetimore, të bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare.

3- Opozita dhe mazhoranca qeverisëse angazhohen të punojnë së bashku në mënyrë konsensuale, me ndihmën e Bashkimit Evropian, për çështjen e individëve me precedentë kriminalë, që kërkojnë të zgjidhen, ose të emërohen në poste publike, bazuar në standardet evropiane dhe me asistencën e Komisonit të Venecias.

4- Përfaqësuesit e grupeve më të mëdha parlamentare në Parlamentin Evropian, Socialdemokratët dhe Partia Popullore Evropiane, do të mbështesin një marrëveshje të tillë politike.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme