Greqi – Parlamenti dështon sërish për zgjedhjen e Presidentit

Parlamenti grek dështoi përsëri sot në zgjedhjen e Presidentit të Republikës, pasi mbi 100 deputetë nga 300 gjithsej refuzuan të votojnë për kandidatin e qeverisë, Stavros Dimas.

Greqi – Parlamenti dështon sërish për zgjedhjen e Presidentit

Kryeministri grek, Antonis Samaras, deklaroi sot se çdo deputet do të përballej me agoninë e popullit në turin e tretë të votimit për Presidentin e Republikës, ndërkohë që në dy turet e para Parlamenti dështoi në zgjedhjen e shefit të shtetit.

"Pavarësisht mosmarrëveshjeve, terrorizmit dhe baltës së duetit Cipras-Kamenos, edhe deputetë të tjerë sot votuan Stavros Dimasin për President të Republikës. Shpresoj që në votimin e tretë ta shmangim rrezikun kombëtar, aventurën kombëtare", theksoi Kryeministri Samaras.

Ai shtoi se në votimin e tretë "nuk do të ketë votë me abstenim, por votë me emër e mbiemër".

Samaras i ftoi gjithë deputetët që të mendojnë përgjegjësinë e tyre dhe të mos e fusin vendin në një aventurë kombëtare.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme