GAP: Të intensifikohet bashkëpunimi energjetik Kosovë-Shqipëri

Kosova dhe Shqipëria kanë më shumë arsye të intensifikojnë bashkëpunimin ndërmjet tyre në fushën e energjisë.

GAP: Të intensifikohet bashkëpunimi energjetik Kosovë-Shqipëri

Në një analizë të Institutit për Studime të Avancuara, GAP, rekomandohet që bashkëpunimi energjetik Kosovë-Shqipëri duhet të intensifikohet edhe më tej me ndihmën e qeverive të Tiranës dhe Prishtinës.

Ky bashkëpunim duhet të rezultojë në krijimin e një tregu të përbashkët të energjisë dhe konkretizimin e planeve strategjike për bashkëpunim energjetik ndërmjet dy vendeve.

Gjithashtu duhet të synohet lufta ndaj pengesave të bashkëpunimit energjetik, siç është lufta antikorrupsion, si dhe nënshkrimi i marrëveshjes së ujërave ndërkufitare për përdorim energjetik.

Bashkëpunimi duhet të parashikojë njëherësh stimulimin dhe zhvillimin e burimeve të ripërtrishme të energjisë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme