Mustafa premton 4% rritje ekonomike në 2015

Kryeministri i ri i Kosovës, Isa Mustafa thotë se rritja ekonomike në vitin 2015 do të jetë 4%, apo edhe më e madhe.

155676
Mustafa premton 4% rritje ekonomike në 2015

Në prezantimin e tij për planifikimin buxhetor, Mustafa tha se sektori privat është normale të presë që Qeveria të krijojë ambient të favorshëm për biznesin, dhe premtoi që do të punojnë në këtë drejtim.

Mustafa tha se presin që investimet nga jashtë të rriten me 8.6%, dhe se do të rriten edhe më shumë eksportet.

Kryeministri i ri i vendit tha se konsumi do të ketë rritje prej 4%, ndërsa konsumi privat edhe më shumë.

Sa i përket inflacionit, Mustafa tha se nuk ka mundësi të kontrollit të çmimeve për shkak se Kosova nuk ka valutë të sajën.

Në tre vitet në vijim, Mustafa beson se inflacioni do të sillet rreth 1%.

Kur foli për remitancat, Mustafa tha se presim që ato të jenë të qëndrueshme.

Kryeministri Mustafa tha se të ardhurat parashikohet të jenë 1.5 miliardë euro në vitin 2015, ndërsa nuk do të rriten tatimet, por do të luftohet ekonomia joformale edhe përmes fushave të tjera.

Mustafa foli edhe për rritjen e pagave dhe tha se këtë vit është përfshirë, ndërsa për vitet e tjera do të shqyrtohet mirë paraprakisht.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme