BE jep 8,5 milionë euro grante për veriun e Kosovës

Me rastin e ndarjes së 8.5 milionë euro grante për katër komunat e veriut (Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Leposaviçit dhe Zubin Potokut), Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë do të organizojë një ceremoni, ku do të marrin pjesë të gjithë përfituesit.

BE jep 8,5 milionë euro grante për veriun e Kosovës

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, me rastin e ndarjes së 8.5 milionë euro grante për katër komunat e veriut, organizon nesër një ceremoni, ku do të marrin pjesë të gjithë përfituesit e grantit, përfshirë këtu kryetarët e komunave të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Leposaviçit dhe Zubin Potokut.

Kjo ngjarje shënon arritjen e parë në shpërndarjen e zarfit me 38.5 milionë euro, që është financuar nga BE-ja në mbështetje të rigjenerimit ekonomik dhe krijimit të infrastrukturës dhe kushteve të favorshme për zhvillim ekonomik në Mitrovicën e Veriut.

Ceremonia e shpërblimeve në kuadër të skemës së granteve, të financuar nga BE për Veriun, zhvillohet nesër paradite në Mitrovicën e Veriut.

 


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme