Shqipëri - Takimi Rama-Aliyev, në fokus projekti TAP

Shefi i Tiranës zyrtare, Edi Rama, priti të premten në takim një delegacion nga Azerbajxhani, të kryesuar nga ministri i Industrisë dhe Energjisë, Natig Aliyev.

153701
Shqipëri - Takimi Rama-Aliyev, në fokus projekti TAP

Kryeministri Rama u shpreh për një dinamike të re në marrëdhëniet me Azerbajxhanin dhe vuri theksin mbi interesin e palës shqiptare për të zhvilluar më tej bashkëpunimin ekonomik dypalësh.

Nga ana e tij, ministri Aliyev shprehu vlerësime të larta për qeverinë shqiptare si një partnere serioze, e cila u është përgjigjur në kohë detyrimeve, që rrjedhin nga projekti TAP.

Në takim u fol për avancimin e projektit për gazifikimin e Shqipërisë, për të cilin ministri Aliyev tha se Bakuja zyrtare është e angazhuar për realizimin e këtij synimi.

Dy vendet po punojnë gjithashtu për të identifikuar potenciale të reja bashkëpunimi edhe në fusha të tjera si turizmi, infrastruktura etj. Ministri Aliyev u zotua se do të inkurajojë praninë e kompanive azerbajxhanase në Shqipëri.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme