Austria angazhohet për thellim të bashkëpunimit me Kosovën

Austria angazhohet për thellim të bashkëpunimit me Kosovën. Këtë e ka thënë ambasadori i këtij shteti në Kosovë, Johann Brieger, gjatë një takimi që pati me ministrin e Financave, Avdullah Hoti.

Austria angazhohet për thellim të bashkëpunimit me Kosovën

Sipas "KosovaPress", Hoti u takua të premten gjithashtu me ambasadorin e Shqipërisë në Prishtinë, Qemal Minxhozi, me të cilin biseduan për rritjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë mbi rritjen e investimeve dhe përkrahjen e bizneseve në mënyrë të ndërsjellë.

Ndërsa Minxhozi u shpreh se Tirana zyrtare është e përkushtuar që të rrisë bashkëpunimin Shqipëri-Kosovë, si në aspektin ekonomik ashtu dhe në atë politik.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme