Nishani pritet të dekretojë sot datën e zgjedhjeve lokale

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, pritet të dekretojë sot datën e zgjedhjeve lokale 2015.

Nishani pritet të dekretojë sot datën e zgjedhjeve lokale

Sipas Kushtetutës, dita e sotme është dhe afati i fundit që Kreu i Shtetit ka në dispozicion për t’u shprehur përmes dekretit për datën e zhvillimit të zgjedhjeve lokale të ardhshme.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme pritet që Gjykata Kushtetuese të shpallë vendimin për ligjin e ndarjes administrativo-territoriale, të cilën Partia Demokratike e ka ankimuar, duke kërkuar shfuqizimin e tij.

Vendimi është me rëndësi, pasi do të përcaktojë nëse zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri do të zhvillohen sipas ndarjes së re territoriale, apo ligji i ri i qeverisë do të shfuqizohet, siç e kërkon Partia Demokratike, dhe numri i njësive vendore nuk do të ndryshojë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme