Jolevski: NATO s'ka kërkuar zhvendosjen e raketave nga Maqedonia

"Deri tani nuk ka asnjë kërkesë nga ana e NATO-s për zhvendosjen e instalimeve të mbrojtjes raketore në territorin e Republikës së Maqedonisë", deklaroi ministri maqedonas i Mbrojtjes, Zoran Jolevski.

Jolevski: NATO s'ka kërkuar zhvendosjen e raketave nga Maqedonia

Republika e Maqedonisë e sheh të ardhmen e saj si anëtare e NATO-s dhe BE-së, ndërkohë që deri tani nuk ka asnjë kërkese nga Aleanca për zhvendosjen e instalimeve të mbrojtjes raketore në territorin e Republikës së Maqedonisë, deklaroi ministri maqedonas i Mbrojtjes.

"Deri tani nuk ka asnjë kërkesë nga ana e NATO-s për zhvendosjen e instalimeve të mbrojtjes raketore në territorin e Republikës së Maqedonisë. Ne vazhdojmë reformat që sa më shpejt të bëhemi anëtarë të NATO-s dhe Bashkimit Evropian", tha Jolevski, në një intervistë për një radio maqedonase.

Ai theksoi se si shtet i pavarur paralelisht zhvillojnë bashkëpunim edhe me vendet tjera, ku ekziston interes i ndërsjellë për bashkëpunim bilateral. "Jo vetëm me Federatën Ruse dhe me Ukrainën, por edhe me Poloninë, Republikën Popullore të Kinës dhe kuptohet me një spektër të vendeve të tjera", u shpreh ministri.

"Anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë në NATO do të kontribuojë jo vetëm në përforcimin e stabilitetit të Republikës së Maqedonisë, por edhe për përforcimin e stabilitetit edhe në rajon edhe në Evropës dhe më gjerë", sqaroi ai.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme