Greqi – Sulm me armë zjarri kundër Ambasadës së Izraelit

Të shtëna me armë zjarri ndodhën sot kundër Ambasadës së Izraelit në Athinë, pa shkaktuar viktima, njoftoi policia lokale.

Greqi – Sulm me armë zjarri kundër Ambasadës së Izraelit

Sulmi me armë tip Kalashnikov u krye nga dy persona, të cilët ndodheshin në një motor dhe kaluan para Ambasadës, që gjendet në një rrugë shumë të frekuentuar.

Dy persona të tjerë në një motoçikletë tjetër dyshohen për pjesëmarrje në sulm.

Incidenti ndodhi dy ditë pas vdekjes së një zyrtari palestinez gjatë një përplasjeje me ushtarët izraelitë në Bregun Perëndimor.

Manifestime të shumta janë zhvilluar në Greqi kundër politikës së Izraelit në Bregun Perëndimor dhe në Rripin e Gazës.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme