Çavusoglu fton Venizelosin të vizitojnë bashkë Qipron

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, në takimin që pati me homologun e tij grek Evangelos Venizelos në Selanik, e ftoi homologun grek të vizitojë bashkë ishullin e Qipros.

Çavusoglu fton Venizelosin të vizitojnë bashkë Qipron

Turqia ndërmerr një nisëm tjetër për një paqe të qëndrueshme në Qipro.

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, në takimin që pati me homologun e tij grek Evangelos Venizelos në Selanik, ku ka shkruar për të marrë pjesë në takimin e 31-të të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (BSEC), e ftoi homologun grek të vizitojë bashkë ishullin e Qipros.

“Në qoftë se flitet për masat që kanë të bëjnë me ndërtimin e klimës së besimit, unë e para një propozim, presim përgjigje nga pala greke”, theksoi Mevlyt Çavushollu.

Çështja e Qipros dhe marrëdhëniet dypalëshe ishin në fokus të takimit Çavushollu-Venizellos.

Shefi i diplomacisë turke i propozoi homologut grek të shkojnë bashkë në ishull dhe ti bëjnë një vizitë liderit grekoqipriot Anastasiadis, i cili para pak kohës i është nënshkruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në deklaratat që bëri për gazetarët pas takimit Ministri i Jashtëm turk, Çavushollu tha: “e rëndësishme është që negociatat të vazhdojnë dhe të arrihet në një zgjidhje të qëndrueshme në ishull”.

Gjatë qëndrimit në Selanik ministri i jashtëm turk vizitoi edhe shtëpinë ku ka lindur themeluesi i Republikës së Turqisë, Mustafa Qemal Ataturku.

Gjithashtu Çavushollu bëri një vizitë edhe në Shoqatën Kulturore dhe Arsimore të Myslimanëve të Maqedonisë-Trakisë, pastaj kaloi në Gymylxhine (Komotini), ku jeton një komunitet i dendur turk.

Në takimin e 31-të të Këshillit të Ministrave u vlerësuan aktivitetet e Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (BSEC) në fushat e tregtisë, transportit, energjisë, komunikimit, shkencës dhe teknologjisë si dhe në shumë fusha të tjera. Gjithashtu pati një shkëmbim të mendimeve për të bërë sa më efektive dhe të dukshme hapat që duhet të hidhen në projektet e përqendruara të Organizatës.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme