Thaçi: Merkel, zë i fuqishëm i integrimit të Ballkanit në BE

Kryeministri në largim, zv/kryeministër e ministër i Jashtëm në qeverinë e re të Kosovës, Hashim Thaçi, uron Kancelaren gjermane, Angela Merkel, duke e vlerësuar zë i fuqishëm i integrimit të Ballkanit në BE.

Thaçi: Merkel, zë i fuqishëm i integrimit të Ballkanit në BE

“Uroj Kancelaren Angela Merkel për fitoren në zgjedhjet partiake për presidente të partisë CDU, me një rezultat impresiv prej 96.7%! Lidershipi i saj në Gjermani që synon konsenzus të gjërë politik dhe shoqëror për reforma, është shembull për tërë botën”, shprehet Thaçi edhe si lider i PDK-së.

Më tej në urimin për Kancelaren gjermane, Merkel, Thaçi thekson se PDK si parti e djathtë merr shembull nga vendosmëria e saj në promovimin e ekonomisë së tregut, mbrojtjes së vlerave europiane dhe të paqebërjes.

“Vitet e fundit ajo u bë edhe zë i fuqishëm i integrimit të Ballkanit në BE, forcimit të stabilitetit nëpërmjet dialogut dhe bashkëpunimit rajonal. Shpresoj të vazhdojmë bashkëpunimin në shumë fusha për të forcuar edhe më tej progresin e viteve të fundit në Kosovë dhe më gjërë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, nesër i dorëzon detyrën e kryeministrit partnerit të koalicionit bashkëqeverisës, kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, i zgjedhur në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit në 8 dhjetor.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme