Greqi – Katër të vdekur nga moti i keq

Trupat e pajetë të dy personave të zhdukur pas shirave të rrëmbyeshëm që përfshinë veriun e Greqisë u gjetën sot në një lumë duke e çuar në katër numrin e viktimave nga përmbytjet, theksoi Mbrojtja Civile greke.

Greqi – Katër të vdekur nga moti i keq

Një 44-vjeçar u gjet i vdekur në shtratin e një lumi pranë Selanikut.

Kurse një tjetër, 49 vjeç, ishte në kërkim që prej ditës së mërkurë, pasi makina e tij u rrëzua në një lumë në veri të rajonit.

Dy persona të tjerë humbën jetën të shtunën dhe të martën pas rrëzimit të automjeteve të tyre në lumenjtë në të njëjtin rajon të goditur që prej një jave nga shirat e rrëmbyeshëm, duke shkaktuar rritje të nivelit të ujërave.

Situata është kritike në kufirin me Turqinë, ku lumi Meriç (Evros) arriti gjendjen e alarmit.

Një grup prej 30 emigrantësh, të cilët po përpiqeshin të kalonin me barkë këtë lumë, që ndan Turqinë me Greqinë, u shpëtuan të hënën.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme