Kroaci - Fillon zyrtarisht fushata për zgjedhjet presidenciale

Në Kroaci ka nisur zyrtarisht me 4 kandidatë gara zgjedhore për presidencialet që do të mbahen të dielën më 28 dhjetor, të gjashtat që nga shkëputja e vendit nga ish-Jugosllavia.

142211
Kroaci - Fillon zyrtarisht fushata për zgjedhjet presidenciale

Zgjedhjet presidenciale, të gjashtat pas pavarësisë së Kroacisë, do të mbahen të dielën më 28 dhjetor, ndërsa nga mesnata edhe zyrtarisht ka filluar fushata zgjedhore që do të zgjasë 18 ditë, deri në 26 dhjetor kur edhe fillon heshtja zgjedhore.

Në garën për kryetarin e ri të shtetit kroat do të marrin pjesë katër kandidatë, duke përfshirë presidentin në detyrë Ivo Josipoviç. Kurse rivalët e Josipoviçit në këtë garë presidenciale do të jenë kandidati i Bashkimit Demokratik Kroat (HDZ) Kolinda Grabar Kitaroviç, kandidati i Aleancës për Kroacinë, Milan Kujunxhiç si dhe studenti dhe aktivisti, kandidati i organizatës politike aktive "Zhivi Zid (Muri i Gjallë)" Ivan Vilibor Sinçiç.

Ivan Vilibor Sinçiç, studenti 25-vjeçar i Inxhinierisë Elektrike nga Karlovaci, është kandidati më i ri në zgjedhjet e ardhshme.

Çdo kandidat në fushatë mund të shpenzojnë tetë milionë kuna, ndërsa Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka kompetenca të gjera për mbikëqyrjen financiare të fushatës.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme