Thaçi dhe Mustafa zyrtarizojnë koalicionin

Sot në Prishtinë liderët e PDK dhe LDK kanë zyrtarizuar Marrëveshja e Koalicionit Qeverisës me Kryeministër Isa Mustafa.

140666
Thaçi dhe Mustafa zyrtarizojnë koalicionin

Pas nënshkrimit të marrëveshjes për koalicionin qeverisës, liderët e PDK-së dhe LDK-së, shkuan për tu takuar me grupet e tyre parlamentare, në prag të vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, të cilën e ka ftuar kryesuesja e seancës, Flora Brovina, deputetja më e moshuar e Legjislacionit të Pestë të Kuvendit të Kosovës dhe i cili do të mbahet me fillim nga ora 12.

Aty pritet të zgjidhjet kryetari i Kuvendit dhe nënkryetarët.

Pas përfundimit të seancës konstituive, pritet që Hashim Thaçi si kryetar i PDK-së, partisë e cila ka fituar numrin më të madh të votave në zgjedhjet e 8 qershorit, të shkoi te presidentja Jahjaga dhe të kërkojë mandatin për formimin e Qeverisë dhe më pas, rreth orës 14 apo 15, të mbahet edhe Kuvendi i punës i Kosovës me qëllim të zgjidhjes së institucioneve të ekzekutivit. Me këtë rast do të bëhen të ditur edhe emrat e ministrive dhe dikasteret të cilat do të udhëhiqen nga PDK dhe LDK.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme