Samaras: Integrimi i Turqisë në BE do të ishte i dobishëm

Kryeministri i Greqisë Antonis Samaras pas takimit të 3-të të Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Greqi mbajti një konferencë të përbashkët për shtyp me Kryeministrin e Turqisë Ahmet Davutollu.

Samaras: Integrimi i Turqisë në BE do të ishte i dobishëm

Kryeministri i Greqisë, Antonis Samaras, ka deklaruar se objektivi i qeverisë turke dhe greke është për të forcuar bashkëpunimin mes dy vendeve dhe për të kontribuar në stabilitetin e rajonit.

Samaras pas takimit të 3-të të Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Greqi mbajti një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Turqisë, Ahmet Davutollu.

Samaras pasi theksoi se qëllimi i mbajtjes së Këshillit është zbatimi i politikave ndërmjet dy vendeve u shpreh ndër të tjera se faktikisht këto politika janë çështje të rëndësishme që ndikojnë në jetën e përditshme të dy popujve.

Mes dy vendeve disa çështje paraqesin ndryshime koncize, u shpreh Samaras, ndërsa shtoi se por kjo tashmë dihet dhe palët e kanë pranuar këtë. "Qëllimi ynë është të forcojmë bashkëpunimin tonë në kuadër të respektimit të ndërsjellë në mënyrë që të sigurojmë stabilitetin në rajon. Për këtë kushti themelor është respekti i ndërsjellë, respekti ndërkombëtar dhe mbrojtja e sovranitetit kombëtar", tha Samaras.

Duke iu referuar perspektivës së Turqisë në BE Samaras tha se Greqia do të vazhdojë të mbështesë Turqinë në këtë aspekt. Samaras theksoi se në lidhje me këtë çështje ka pasur një takim thelbësor me kryeministrin Ahmet Davutollu. "Ne mendojmë se do ishte i dobishëm bashkimi i fqinjit tonë në familjen evropiane duke plotësuar kriteret e kërkuara. Turqia duhet të jetë e sigurt se do të ketë përfitime të mëdha me anëtarësimin e saj në BE".

Samaras gjithashtu u ndal edhe në çështjen e Qipros, ku theksoi se e ka pritur me mirëkuptim vendimin për pezullimin e negociatave nga lideri i Qipros greke Nikos Anastasiadis, por ai shprehu besimin e tij se çështja do të zgjidhet dhe tha se: "Kësaj i kushtojmë rëndësi".

Duke folur mbi Forumin e biznesit Turqi-Greqi, i cili u zhvillua në kuadër të mbledhjes së Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Samaras tha se zhvillimet për të përmirësuar bashkëpunimin mes biznesmenëve turq dhe grekë kanë kontribuar në afrimin e tyre, dhe një nga synimet e realizimit të Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë ishte edhe kjo.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme