Kuvendi i Kosovës – Pritet vazhdimi i seancës konstituive

Sot mbushen 7 muaj nga shpërndarja e kuvendit të Kosovës, kurse nesër mbushen 6 muaj nga zgjedhjet e fundit parlamentare.

Kuvendi i Kosovës – Pritet vazhdimi i seancës konstituive

Ndërsa, gazeta “Kosova Sot” me kryetitullin “Thaçi e Mustafa koordinohen për ndarjen e përgjegjësive” thekson se “marrëveshja e koalicionit PDK-LDK është afër finalizimit”, ndërsa paralajmëron se “sot ndahen resorëtdhe jepen emrat e ministrave”.

“Nënkryetari i LDK-së, Naser Osmani, tha se është e sigurtë se marrëveshja do të kryhet të dielën, në mënyrë që të hënën në ora 14:00 të mbahet seanca, ku do të formohet Kuvendi dhe Qeveria”, shkruan gazeta.

Edhe pse kryesuesja, deputetja më e vjetër Flora Brovina, nuk ka thirrur ende zyrtarisht seancën, dita për rivazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit u “caktua” nga media menjëherë pasi liderët e PDK-së e LDK-së, në takimin te Presidentja e Republikës në 25 nëntor paralajmëronin se “subjektet e tyre politike dhe grupet e punës për harmonizimin e koalicionit bashkëqeverisës do të jenë të gatshme të ftojnë seancën e Kuvendit të Kosovës për t’i zgjedhur organet e këtij institucioni dhe votuar Qeverinë dhe programin e saj qeveritar në 8 dhjetor 2014”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme