Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Mustafa: Rugova, personaliteti më i shquar i kësaj epoke

Strukturat e Lidhjes Demokratike të Kosovës, bënë homazhe tek varri i Dr. Ibrahim Rugova me rastin e 70-vjetorit të lindjes së ishpresidentit të ndjerë të Kosovës.

Mustafa: Rugova, personaliteti më i shquar i kësaj epoke

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, tha se “Rugova mbetet një ndër personalitetet më të shquara të kësaj epoke dhe ishte themeluesi i shtetit të Kosovës”.

“Sot po ja bëjmë nderimet kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, themeluesit të LDK-së dhe presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova me rastin e 70 vjetorit të lindjes së tij. Rugova mbetet një ndër personalitet më të shquara të kësaj epoke, themelues i shtetit të Kosovës, kreator i lirisë dhe pavarësisë, njeri i cili e frymëzoi me demokraci dhe me marrëdhënie të mirë.

Ai që hapi portat kyçe të vendeve të rëndësishme botërore në mënyrë që çështja e Kosovës të bëhet jo vetëm çështje e Evropës. Ne natyrisht se do t’i kemi të gjitha këto parasysh në mënyrë që të ndërtojmë raport të mirë ndaj figurës së tij, respekt për figurën e tij dhe këtë respekt ta kultivojmë të gjithë gjeneratave”.

Ai shtoi se Rugova ishte ai që hapi të gjitha portet e Kosovës drejt Evropës.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme