Nesër në Greqi organizohet greva e përgjithshme

Në grevën e nesërme do të marrin pjesë në grevë të gjithë punonjësit e sektorit publik dhe privat.

Nesër në Greqi organizohet greva e përgjithshme

Konfederata e Punëtorëve (GSEE) dhe Federata e Punonjësve të Sektorit Publik (ADEDY) në Greqi ka marrë vendim për grevë 24 orëshe, për të protestuar kundër projekt-buxhetit fiskal për vitin 2015, raporton Anadolu Agency (AA).

Në kuadër të thirrjes së bërë nga GSEE dhe ADEDY do të marrin pjesë në grevë të gjithë punonjësit e sektorit publik dhe privat, e cila do të fillojë ditën e nesërme në orën 06.00.

Për shkak të grevës në spitalet shtetërore do të jenë të gatshëm vetëm ekipet e emergjencës dhe të sigurisë. Gjithashtu nesër për shkak të pjesëmarrjes në grevë të kontrollorëve të trafikut ajror dhe të punëtorëve të portit pritet që të ketë ndërprerje në udhëtimet ajrore dhe në transportin detar.

Ndërsa punonjësit e sektorit të medias në kuadër të grevës së ditës së nesërme ata e kanë filluar që sot grevën 24 orëshe, ku për shkak të grevës në kuadër të sindikatës së gazetarëve (ESHEA) në Greqi në të gjitha televizionet dhe radiot është ndaluar publikimi i lajmeve.

Agjencia e lajmeve Greke AMNA që nga ora 06.00 nuk publikon lajme dhe nuk përditëson faqen e saj në internet. Gjithashtu theksohet se edhe agjentët e gazetave do ti kanë të boshatisur raftet e tyre për shkak të mos-botimit të gazetave ditën e nesërme.

Punonjësit e sektorit të medias do të mbështesin grevën e nesërme duke ndërprerë punën nga ora 11.00 deri në orën 14.00. Në kuadër të grevës së nesërme GSEE dhe ADEDY në orarin e drekës do të organizojnë protesta në sheshin Kalfthmonos në qendër të qytetit, krahas kësaj edhe partia kryesore e opozitës Aleanca Radikale e Majtë Haftia (SYRIZA), Organizata e përpjekjeve të punëtorëve Greqi (PAME) do të organizojnë protesta në sheshin Omonia.

GSEE dhe ADED janë kundër projekt-ligjit të buxhetit duke argumentuar se Qeveria në kuadër të buxhetit fiskal 2015 do të bëjë shkurtime të reja në pagat e punonjësve të sektorit publik, punëtorëve dhe pensionistëve.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme