Çiçek takohet me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama

Takimi i parë gjatë ditës së sotme i kryeparlamentarit turk, Çiçek ka qenë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Çiçek takohet me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama

Kryetari i Parlamentit të Turqisë, Cemil Çiçek (Xhemil Çiçek), ka nisur takimet zyrtare në kuadër të ditës së dytë të vizitës së tij në Shqipëri.

Kështu takimin e parë gjatë ditës së sotme kryeparlamentari turk, Çiçek e ka patur me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në selinë e Këshillit të Ministrave.

Takimi zyrtar është zhvilluar mes dy delegacioneve përkatëse, ku Rama shoqërohej edhe nga Kryetari i Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri - Turqi, Blendi Klosi, si dhe disa nga këshilltarët e tij.

Çiçek shoqërohej në këtë takim nga Ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Hidayet Bayraktar (Hidajet Bajraktar), kryetari i Grupit Parlamentar i Miqësisë Shqipëri – Turqi, në Parlamentin turk, Rifat Said dhe anëtarë të tjerë të delegacionit zyrtar.

Takimi i radhës i Çiçek do të jetë më kreun e shtetit shqiptar, Bujar Nishani, në Presidencë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme