Gauck: Gjermania partner i Shqipërisë

Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë, Joachim Gauck uroi sot përmes një mesazhi Presidentin e Republikës, Bujar Nishani me rastin e Festës Kombëtare.

Gauck: Gjermania partner i Shqipërisë

“Me rastin e Festës Suaj Kombëtare, Ju përgëzoj Juve si dhe qytetarëve dhe qytetarëve të vendit Tuaj përzemërsisht, edhe në emër të bashkatdhetarëve të mi. Në qershor të këtij viti, vendi Juaj mori statusin e kandidatit për anëtarësim në BE. Kjo ka qenë një hap i rëndësishëm në rrugën e vendit Tuaj për në Bashkimin Evropian. Gjermania do të jetë një partner i besueshëm i Shqipërisë në këtë rrugë edhe në të ardhmen dhe do t’i përkrahë reformat e mëtejshme të vendit Tuaj me të gjitha mjetet që ka në dorë”, citohet mesazhin i z. Gauck.

“Ju uroj Juve dhe njerëzve në Shqipëri – edhe në emër të bashkatdhetarëve të mi – gjithë të mirat dhe një të ardhme paqësore në mirëqenie dhe liri”, përfundon mesazhi i Presidentit gjerman drejtuar Kreut të Shtetit shqiptar.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme