Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Shqipëri - Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, viziton sot Gjilanin

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, viziton sot qytetin e Gjilanit në Kosovë, ku do të takohet me autoritetet lokale të këtij qyteti.

Shqipëri - Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, viziton sot Gjilanin

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, thotë se “vizita e Ilir Metës është e para e një autoriteti më të lartë shqiptar në këtë qytet dhe i bën shumë nder Gjilanit”.

Ai ndihet i entuziazmuar për vizitën miqësore të Ilir Metës, ish-kryeministër dhe ish-zëvendëskryeministër gjatë kohës së luftës së Kosovës.

“Meta është njeriu, që ndihmoi pavarësinë e Kosovës. Për herë të parë një autoritet aq i lartë shqiptar viziton Gjilanin. Vizita e tij është nder e respekt i shtetit shqiptar për Gjilanin”, u shpreh Haziri.

Agjenda e vizitës së Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, në komunën e Gjilanit, 24 nëntor 2014:

11:30 -12:00 Pritje nga kryetari i komunës së Gjilanit z. Lutfi Haziri – Zyra e Kryetarit
12:00 -12 :10 Takim me përfaqësuesin e Lëvizjes “Vatra” – Zyra e Kryetarit
12:10- 12:20 Konferencë për media – Zyra e Kryetarit
12:20- 12:45 Vizitë në gjimnazin e ri “Zenel Hajdini”
13:00- 14:00 Akademi me rastin e 102-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipëri


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme