Shqipëri - Hapet për publikun bunkeri antiatomik i diktaturës

Bunkeri antiatomik, i ndërtuar nga regjimi komunist i diktatorit Enver Hoxha dhe i shndërruar kohëve të fundit në muze, është hapur sot për publikun.

Shqipëri - Hapet për publikun bunkeri antiatomik i diktaturës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i shoqëruar nga ambasadori amerikan në Shqipëri, Alexander Arvizu; ambasadori italian në Tiranë, Masimo Gajani dhe ministra të qeverisë, kanë hapur dyert e këtij bunkeri, që tashmë është shndërruar në një videomuzeale.

Tashmë gjithkush mund të shohë se çfarë fsheh ai, si e kishin menduar arkitektët e diktaturës një strehim të tillë, sa hapësirë ka e mjaft detaje të tjera.

“Në 11.00 sot çelim për publikun bunkerin e fshehte antiatomik të diktaturës komuniste! Çudira të vjetra e surpriza të reja në një pallat në tokë”, shkruajti Rama në "Twitter" para hapjes.

Bunkeri antiatomik, i cili ndodhet në Shish Tufinë, pranë Batalionit Mbështetës të Shtabit të Përgjithshëm, hapet me rastin e 70-vjetorit të Çlirimit, si pjesë e një aktiviteti kulturor të organizuar nga Ministria e Kulturës dhe do të shndërrohet në një muze të artit bashkëkohor, Art D-0ARK Underground, që realizohet nën patronazhin e UNESCO-s.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme