Një zyrtarë i lartë grek dënohet për fshehje të pasurisë

Komisionit parlamentar i kontrollit të financave të partive dhe deputetëve, zbuloi se politikani në fjalë ka në pronësi të tij dy kompani “off shore” të ndaluara për zyrtarë të lartë grek.

Një zyrtarë i lartë grek dënohet për fshehje të pasurisë

Kryetari i partisë greke, LAOS, Jorgos Karaxhaferis do t’i nënshtrohet hetimit nga prokuroria, pas konfirmimit nga ana e komisionit parlamentar të kontrollit të financave të partive dhe deputetëve, se politikani në fjalë ka në pronësi të tij dy kompani “off shore” që nuk i ka regjistruar në deklaratën e të ardhurave që ka paraqitur pas vitit 1993.

Në llogaritë bankare të këtyre dy kompanive u evidentuan transferta me vlerë 1,6 milionë dollarë.

Komisioni parlamentar ratifikoi unanimisht rezultatet e kontrollit duke konstatuar veprën penale të pjesëmarrjes së paligjshme të kryetarit të LAOS-it në kompani ”off shore” dhe deklarimit të pasaktë të pasurisë.

Në deklaratat e tij të pasurisë kryetari i LAOS-it nuk ka përfshirë pas vitit 1993 kompaninë off shore “Catalina”, që kishte në pronësi bashkë me të birin, por as kompaninë e dytë, “Hommeric”, që krijoi në vazhdim.

Sipas prokurorisë, ka shenja edhe për “pastrim parash”.

Që nga viti 2003 deputetëve u ndalohet të kenë në pronësi të tyre kompani ”off shore”.

Ndërkohë, me nga katër vjet burg secili janë dënuar dje ish-ministri grek i Financave, Janos Papantoniu dhe bashkëshortja e tij, që u shpallën fajtorë për akuzën e deklarimit të pasaktë të origjinës së të ardhurave.

Dënimi për çiftin është me kusht dhe mund të blihet me 10 euro në ditë për secilin.
Çifti u dënua edhe me gjobë 10 000 euro secili, ndërkohë që gjykata vendosi që ata duhet t’i paguajnë shtetit edhe një shumë nga 50 000 euro secili për dëmshpërblim.

Akuza kundër ish-ministrit Papantoniu dhe bashkëshortes kishte të bënte me deklarimin e pasurisë të vitit 2009, ndërsa çifti pritet të gjykohet sërish të enjten e ardhshme për akuza të njëjta që kanë të bëjnë me vitin 2008.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme