Isa Mustafa kryeministër i ardhshëm i Kosovës

Bëhet e ditur se është arritur në marrëveshje në parim mes PDK dhe LDK në lidhje me qeverisjen e vendit.

Isa Mustafa kryeministër i ardhshëm i Kosovës

Pas takimit të sotëm të kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçit dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafës, me ftesë të Presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) edhe zyrtarisht ka njoftuar opinionin publik për këtë zhvillim.

“LDK njofton opinionin publik se është arritur marrëveshje në parim për qeverisje, në mes të LDK-së dhe PDK-së. Sipas marrëveshjes së arritur, LDK-së do t’i takoj posti i Kryeministrit të vendit, derisa resorët ministrore do të ndahen në mënyrë të barabartë” thuhet në komunikatën e LDK-së dhe shtohet se, ndarja e resorëve ministrore do të bëhet gjatë ditëve në vijim, bazuar në punën e grupeve punuese.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme