Myftiu i Kosovës takohet me Papën

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava në takimin që pati me Papa Françeskun i komunikoni atij nderin që i ka bërë kombit shqiptar me rastin e vizitës së tij në Shqipëri.

Myftiu i Kosovës takohet me Papën

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili po merr pjesë në Forumin e tretë të dialogut ndërfetar Katoliko -Mysliman në Vatikan, së bashku me pjesëmarrësit e Forumit, është pritur në audiencë nga Papa Francesku.

Bashkësia Islame e Kosovës bën të ditur se, Papa Francesku në fjalën e tij përshëndetëse u shprehu mirëseardhje përfaqësuesve myslimanë në forum, si dhe i falënderoi ata për kontributin që po japin në ndërtimin e paqes, harmonisë, bashkëjetesës e tolerancës mes popujve dhe feve. Papa, në veçanti çmoi lartë kontributin e prijësve myslimanë që po japin në këtë forum të përbashkët, i cili ka për diskutim temën “Të punojmë së bashku për t’u shërbyer të tjerëve”.

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, falënderoi për kontributin dhe kujdesin e Papës dhe Vatikanit për Kosovën. Myftiu i theksoi Papës nderin që i ka bërë kombit shqiptar me rastin e vizitës së tij në Shqipëri. Me këtë rast, Myftiu Tërnava i dhuroi Papës Monografinë e xhamive të shkatërruara gjatë luftës së fundit në Kosovë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme