Greqia kritikon Turqinë për luftanijet

Greqia mund të ndërmarrë veprime ligjore kundër Turqisë, me pretendimet se ka shkelur ligjet ndërkombëtare të ujërave detare.

Greqia kritikon Turqinë për luftanijet

Greqia mund të ndërmarrë veprime ligjore kundër Turqisë, me pretendimet se ka shkelur ligjet ndërkombëtare të ujërave detare, deklaroi zëvendës Kryeministri dhe ministri i Jashtëm grek të mërkurën. Evangelos Venizelos këto komente i bëri në Parlamentin grek në Athinë.

Ai i referohej lëvizjeve të fundit të Turqisë, rreth dërgimit të luftanijes për monitorimin e punimeve kërkimore greko-qipriote të naftës dhe gazit në brigjet e Qipros.

Turqia dhe qeveria e Republikës Turke të Qipros së Veriut kanë kundërshtuar ashpër çdo veprim të njëanshëm nga ana e administratës greko-qipriote për të eksploruar burimet hidrokarbure përreth ishullit, duke thënë se burimet e tij natyrore duhet të shfrytëzohen në mënyrë të drejtë nën Qipron e bashkuar.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme