Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Rama mbërrin në Serbi për vizitën zyrtare dyditore

Në Beograd Edi Ramën do ta presë homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiç, ndërsa pas takimit "kokë më kokë" është parashikuar edhe nënshkrimi i disa marrëveshjeve.

Rama mbërrin në Serbi për vizitën zyrtare dyditore

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mbërriti sot në mëngjes në orën 9:30 në aeroportin e Beogradit "Nikola Tesla", dhe kështu nisi vizitën e tij dy-ditore në Serbi.

Vizita Ramës është vizitë e parë e kryeministrit të Shqipërisë pas gati shtatë dekadave në këtë shtet. Siç ka njoftuar Zyra për bashkëpunim me media e Qeverisë së Serbisë, Edi Ramën, në Beograd do ta presë homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiç, ndërsa pas takimit "kokë më kokë" që do të zgjasë 20 minuta, është parashikuar nënshkrimi i disa marrëveshjeve. Dy kryeministrat më pas do t'ju drejtohen mediave, në një konferencë të përbashkët.

Vizita e Ramës, e cila ishte planifikuar për 22 tetor u shty për shkak të incidenteve në ndeshjen e futbollit ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë. Të dy kryeministrat u dakorduan që vizita të shtyhet për 10 nëntor.

Edi Rama në Serbi do të qëndrojë për dy ditë. Të martën, ai do të vizitojë Luginën e Preshevës, është konfirmuar për agjencinë e lajmeve “Anadolu Agency” nga Ambasada e Shqipërisë në Beograd.

Pas më shumë se shtatë dekadave, vizita e Edi Ramës do të jetë vizita e parë e një zyrtari të lartë shqiptar në Beograd. Herën e fundit kryeqytetin e ish-Jugosllavisë në vitin 1947, e vizitoi udhëheqësi komunist shqiptar Enver Hoxha ku u takua me Josip Broz Titon.

Në këtë kontekst Rama në një intervistë për agjencinë e lajmeve AA kishte thënë se marrëdhëniet Shqipëri-Serbi i shikon në perspektivën e një kohë të re për Ballkanin dhe nga ana tjetër sipas tij kjo kohë e re kërkon lidership, kërkon një qasje të re dhe të bashkuar, për një të ardhme që duhet të jetë më e mirë për të gjithë popujt e rajonit, duke lënë pas të gjitha ato që në të shkuarën, jo vetëm na kanë penguar të shkojmë përpara, por kanë shkaktuar shumë konflikte dhe kanë sjellë shumë gjakderdhje, të cilat duhet të ja lëmë historisë, për të shkruar së bashku një histori paqeje dhe bashkëpunimi rajonal.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme