Thaçi: Vizita e Ramës në Beograd mesazh për gjithë rajonin

“Mendoj se është një mesazh edhe për krejt rajonin se nuk do të ketë tash e tutje moskomunikim të vendeve të ndryshme apo të kryeministrave”, tha të dielën Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi në lidhje me vizitën e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në

Thaçi: Vizita e Ramës në Beograd mesazh për gjithë rajonin

Dhe, duke folur më tej për vizitën e fillimjavës së ardhshme të kryeministrit shqiptar Edi Rama në Serbi, kryeministri kosovar Thaçi tha: “Prandaj, besoj se është hap i qëlluar, i menduar mirë, i domosdoshëm, i vonuar, por, është një veprim të cilin e kanë pritur të gjithë, e presin të dy vendet, e pret edhe rajoni, por edhe SHBA-të edhe BE-ja. Pra, është takimi që është pritur të ndodhë, që do duhej të ndodhte edhe më herët”.

Kryeministri i Thaçi paralajmëroi vazhdimin e dialogut Prishtinë-Beograd në nivel të lartë në Bruksel, pas krijimit të institucioneve të zgjedhjeve në Kosovë.

“Sa i përket takimeve të nivelit të lartë politik, fillimisht kishte zgjedhje Serbia, gjatë pranverës, pastaj ndodhën zgjedhjet edhe në Kosovë, dhe ky proces paksa nga ngecur. Por, unë jam optimist se spektri politik i vetëdijshëm dhe i përgjegjshëm për shtetndërtim dhe të ardhmen euroatlantike të vendit tonë është i zotuar që ky proces të vazhdojë edhe në të ardhmen”, tha kryeministri kosovar.

“Dhe, unë pres që me ndërtimin e institucioneve, fare normalisht, ky angazhim vetëm të rritet dhe të ndodhin takime që janë në interes për të dy vendeve tona, edhe për shtetin e Kosovës, edhe për Serbinë, edhe për rajonin, në mënyrë që të ndërtojmë raporte të fqinjësisë së mirë si parakusht i domosdoshëm për integrimin e dy shteteve tona në strukturat e NATO-s dhe Bashkimit Evropian”, theksoi Thaçi..


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme