Kuvendi bullgar miraton qeverinë e pakicës të qendrës së djathtë

Parlamenti bullgar miratoi një qeveri të pakicës të qendrës së djathtë proevropiane dhe reformatore, drejtuar nga ish-kryeministri, Boyko Borisov (2009-2013), partia konservatore e të cilit, GERB, fitoi zgjedhjet legjislative të parakohshme më 5 tetor.

Kuvendi bullgar miraton qeverinë e pakicës të qendrës së djathtë

Nga 234 deputetë të pranishëm, 136 votuan pro qeverisë së Boyko Borisovit, i cili e cilësoi kabinetin e tij proevropian dhe reformator të gatshëm për një Bullgari të qëndrueshme.

“Ka ardhur koha për të garantuar pavarësinë e vendit përsa i përket energjetikës”, theksoi ai para Parlamentit, ndërkohë që Bullgaria është shumë e varur nga gazi rus.

I formuar me vështirësi, ekipi është i përbërë nga 21 anëtarë, 13 prej të cilëve nga GERB-i, 7 nga blloku reformator RB (i djathtë) dhe një nga ABV-ja (e majtë). Ai disponon një mazhorancë parlamentare në sajë të mbështetjes së nacionalistëve nga Fronti Patriotik.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme