Bushati: Procesi i Berlinit, urë mes Ballkanit Perëndimor e BE-së

"Procesi i Berlinit është një urë mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së", ka thënë të mërkurën ministri shqiptar i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, gjatë një takimi me gazetarë në Berlin, përpara Konferencës së Aspenit.

Bushati: Procesi i Berlinit, urë mes Ballkanit Perëndimor e BE-së

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka pasur dje një takim me gazetarë në Berlin, përpara Konferencës së Aspenit.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, ministri Bushati theksoi se, “procesi i Berlinit është një urë mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së”.

Çfarë është "Procesi i Berlinit"

Ai që njihet tashmë si "Procesi i Berlinit" do të jetë edhe forma, përmes së cilës do të mbahet ritmi integrues i Ballkanit.

Në kushtet e rritjes së forcave euroskeptike në Bruksel dhe një stopimi 5-vjeçar të zgjerimit, deklaruar nga Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, procesi i hapur në Berlin shihet nga Tirana zyrtare, që ende nuk ka folur për afate për hapjen e negociatave, si rruga për ta mbajtur gjallë dialogun politik integrues të vendit.

Në konferencën e Berlinit në fund të muajit gusht, i është kërkuar BE-së një ndarje më e favorshme e fondeve të Bashkimit Evropian për rajonin, duke marrë parasysh faktin se vetë vendet e BE-së marrin 5-6 herë më shumë para sesa vendet e rajonit, duke krijuar edhe hendekun e madh mes tyre.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme