Provat e reja shfajësojnë Shqipërinë për incidentin e Korfuzit

Dokumente autentike të arkivit britanik shfajësojnë Shqipërinë në lidhje me incidentin e Kanalit të Korfuzit, më 23 tetor 1946.

Provat e reja shfajësojnë Shqipërinë për incidentin e Korfuzit

Historia e anijeve britanike të mbytura në Gjirin e Sarandës më 23 tetor 1946, tashmë në dritën e fakteve të reja.

Luftanijet "HMS Suamarez" dhe "HMS Volage" ranë në mina detare, ndërkohë që 44 marinarë dhe oficerë u vranë. Britania akuzoi Shqipërinë për terrorizëm shtetëror. Çështja u debatua fortë në Këshillin e Sigurisë së OKB-së, ku ish-Bashkimi Sovjetik vendosi veton në favor të Shqipërisë.

Çështja zgjati 4 vjet dhe Gjykata Ndërkombëtare e Hagës shpalli fajtore Shqipërinë për vendosjen e minave në Kanalin e Korfuzit.

Në vitin 2009 ekspedita shqiptaro-amerikane zbuloi për herë të parë në ujrat territoriale shqiptare bashin e luftanijes "HMS Volage", duke hapur kështu një debat historik shumë të rëndësishëm.

Vallë a ishte Shqipëria fajtore, ose jo? A kalonin anijet britanike në formacion luftimi gati për të zbarkuar, apo anijet ushtarake ranë në mina detare në ujrat ndërkombëtare?

Pas një hulumtimi disamujor në arkivin britanik u zbuluan dokumente autentike, të cilat, së bashku me gjetjen në Gjirin e Sarandës, e çlirojnë Shqipërinë nga dëmi i madh moral mbi incidentin e Korfuzit dhe i japin pafajësinë në opinionin ndërkombëtar.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme