Victor Ponta fiton në turin e parë të zgjedhjeve presidenciale

Ish-prokurori 42 vjeçar, që shihet si favorit në këto zgjedhje, ka marrë 39,57 për qind të votave.

Victor Ponta fiton në turin e parë të zgjedhjeve presidenciale

Kryeministri socialdemokrat, Victor Ponta, fitoi dje raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani, por dueli me kundërshtarin e tij konservator është më i fortë nga ç’parashikohej, sipas rezultateve paraprake pas numërimit të 56 për qind të votave.

Këto zgjedhje gjykohen si jetësore për ish-vendin e bllokut komunist ku frika për një rimarrje të drejtësisë nga pushteti politik në rast të fitores së Pontas, është ende e gjallë.

Ish-prokurori 42 vjeçar, që shihet si favorit në këto zgjedhje, ka marrë 39,57 për qind të votave, njoftoi qendra kryesore e votimit (BEC) pas numërimit të 56 për qind të votave.

Kundërshtari i tij i djathtë, Klaus Iohannis, që vjen nga minoriteti gjerman, ka marrë 30,19 për qind të votave, sipas këtij rezultati të pjesshëm.

Dy personalitetet do të përballen në raundin e dytë më 16 nëntor.

“Gëzohem nga fakti që një numër kaq i madh rumunësh ka besim në programin tim, që synon të zhvillojë rumaninë dhe t’i japë fund mosmarrëvshjeve”, deklaroi Ponta nga selia e tij elektorale.

“I kërkoj rumunëve që nuk dëshirojnë t’i japin të gjithë pushtetin një partie të vetme që të më mbështesin”, deklaroi nga ana e tij Iohannis, duke garantuar se ai do të fitojë raundin e dytë.

Tre kandidatët e tjerë luftojnë për vendin e tretë, me rreth pesë për qind të votave për secilin.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme