Rumania sot voton në zgjedhje presidenciale

Qendrat e votimit u hapën në orën 05:00 GMT dhe do të mbyllen në orën 19:00 GMT.

177972
Rumania sot voton në zgjedhje presidenciale

Rumunët votojnë sot në turin e parë të zgjedhjeve presidenciale të dominuara nga frika për një influencim në drejtësi nga ana e pushtetit, zgjedhje që kryeministri social-demokrat, Victor Ponta duket se do t’i fitojë.

Qendrat e votimit u hapën në orën 05:00 GMT dhe do të mbyllen në orën 19:00 GMT, orë në të cilën do të publikohen sondazhet e para. Në total, 18,3 milionë zgjedhës pritet të votojnë.

Ish-prokuror, 42 vjeç, Ponta ka marrë 41 për qind të votave duke u renditur para kandidatit të djathtë, Klaus Iohannis 55 vjeç, kryetar i Bashkisë së Sibiusë, dalë nga minoriteti gjerman, i cili mori 30 % të votave, sipas një sondazhi të fundit të realizuar nga instituti IRES.

“Shpresoj që presidenti i ardhshëm do të punojë për t’i dhënë mundësi të rinjve dhe për të stimuluar ndërmarrësit e vegjël. Janë ata që mbajnë peshën më të rëndë, ka shumë taksa”, theksoi Elena Pascu, një ekonomiste 57 vjeçe, pas daljes nga një qendër votimi në Bukuresht.

Në total, 14 kandidatë janë në listë për këto zgjedhje që do t’i japin fund pushtetit dhjetë vjeçar të presidentit në ikje të qendrës së djathtë, Traian Basescu.

Turi i dytë është parashikuar të zhvillohet më 16 nëntor.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme