TIKA rikonstrukton pediatrinë dhe urgjencën e Spitalit të Vlorës

Të premten u inaugurua pavioni i pediatrisë dhe urgjencës në spitalin rajonal të Vlorës, i rikonstruktuar nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).

TIKA rikonstrukton pediatrinë dhe urgjencën e Spitalit të Vlorës

Në hapjen e ceremonisë morën pjesë, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, Ambasadori i Turqisë në Shqipëri Hidayet Bayraktar, Koordinatori i Zyrës së Agjensisë TIKA në Shqipëri Prof. Dr Birol Çetin etj.

Deputetja e Partisë Socialiste për Vlorën Valentina Leskaj dhe Prof. Dr Birol Çetin prenë shiritin e inagurimit. Ministri i Shëndetësisë pasi ka shikuar pediatrinë e rikonstruktuar nga TIKA dhe pasi ka vizituar edhe fëmijët e shtruar, ka folur për mediat e pranishme, ku ka theksuar rëndësinë e këtij rikonstruksioni, duke shprehur falënderimet për agjensinë TIKA, si një institucion që është gjendur pranë Shqipërisë për ndërtimin dhe rikonstruktimin e institucioneve shëndetësore.

Kurse Ambasadori Turqisë në Shqipëri Hidayet Bayraktar, nga ana e tij duke vlerësuar marrëdhëniet e mira mes dy vendeve, ka vlerësuar këtë rikonstruksion të realizuar nga TIKA. Sipas Bayraktar, deri tani TIKA ka marrë përsipër të realizojë për këtë sektor në të gjithë Shqipërinë 30 projekte dhe vetëm për këtë vit në këtë fushë janë realizuar 7 projekte.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme