Kodheli takon Hagel: Trajnim në SHBA për ushtarakët shqiptarë

Edukimi dhe trajnimi i ushtarakëve shqiptarë ka qenë një ndër temat e bisedimeve të ministres shqiptare të Mbrojtjes, Mimi Kodheli, në takimin me homologun e saj amerikan, Chuck Hagel.

Kodheli takon Hagel: Trajnim në SHBA për ushtarakët shqiptarë

Ndërsa njohu sekretarin amerikan të Mbrojtjes, me ftesë të së cilit ndodhet në SHBA, me reformat e ndërmarra deri më tani në këtë fushë, ministrja Kodheli theksoi angazhimin e Shqipërisë në kuadër të Aleancës.

Gjatë takimit, u bisedua po ashtu për edukimin dhe trajnimin e ushtarakëve shqiptare në sistemin arsimor amerikan. Kodheli do të realizoje një sërë takimesh me personalitetet më të larta amerikane.

Në ditën e parë të kësaj vizite, ministrja Kodheli hapi bisedimet dypalëshe në fushën e mbrojtjes, ku pikat kryesore të bisedimeve pritet të përqendrohen në forcimin dhe thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, veçanërisht në modernizimin e Forcave të Armatosura dhe zhvillimin e operacioneve të përbashkëta.

Para dy javësh, sekretari amerikan, Hagel, i ka dërguar një letër falënderimi ministres Kodheli për kontributin e dhënë nga ana e shtetit shqiptar në luftën kundër ekstremistëve të ISID-it në Siri dhe Irak. Në letrën e Hagel theksohej se Shqipëria është një nga vendet e para, që u bë pjesë e koalicionit ndërkombëtar kundër ISID-it.

Ndërkaq, ministrja shqiptare e Mbrojtjes u takua me ndihmëssekretaren e Departamentit amerikan të Shtetit, Victoria Nuland.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme