Preshevë - Jonuz Musliu, Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar

Shqiptarët e Krahinës së Preshevës (Medvgjë, Bujanoc dhe Preshevë) përmes 13.980 votuesve kanë zgjedhur drejtuesit e ardhshëm të Këshillit Kombëtar Shqiptar, i cili do të kryesohet nga Jonuz Musliu.

Preshevë - Jonuz Musliu, Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar

Kanë përfunduar zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar, trupa politike e integruar e shqiptarëve të Preshevës.

Siç bën të ditur agjencia “Presheva Jonë”, duke ju referuar rezultateve përfundimtare Këshilli do të përbëhet nga 15 anëtarë, nga këto: Lëvizja për Progres Demokratik e Jonuz Musliut do të ketë 9 anëtarë kurse Partia për Veprim Demokratik e Riza Halimit 6 anëtarë.

Shqiptarët e Krahinës së Preshevës (Medvgjë, Bujanoc dhe Preshevë) përmes 13.980 votuesve kanë zgjedhur drejtuesit e ardhshëm të Këshillin Kombëtar Shqiptar, i cili do të kryesohet nga Jonuz Musliu.

Siç raportohet nga “Presheva jonë” Musliu ka dalë fitues në dy koalicione zgjedhore, që përfshinin pesë parti politike, nga gjashtë. Atij ia dhanë votën 61 për qind e votuesve. Ai aktualisht është kryetar i Komunës së Bujanocit dhe kryetar i Lëvizjes së Progresit Demokratik.

Në garë për Këshillin Kombëtarë ishin: “Partia Demokratike-Dr.Sc. Nagip Arifi”, “Koalicioni i Shqiptarëve të Bashkuar”, “Koalicioni për të Drejtat e Shqiptarëve”, Grupi Qytetar “Nagip Taipi” dhe shoqëria civile lista “Për Ardhmërinë e Shqiptarëve në Serbi-Sevdail Hyseni”.

Pas zgjdhjet se kreut të KKSH-së. lideri i ardhshëm synon që të ndryshohet pozita e shqiptarëve në Serbi, në fushën e arsimit, informimit, kulturës dhe përdorimit të simboleve kombëtare.

Lista e deputetit të popullit në Kuvendin e Serbisë nga Presheva, e Riza Halimit, lider i Partisë për Veprim Demokratik dhe e kandidatit të saj Galip Beiqirit, kryetarit aktual të Këshillit Nacional të Shqiptarëve, sipas të dhënave preliminare ka marrë rreth 37 për qind të votave.

Lideri i LPD-së Jonuz Musliu, kryetar aktual i Kuvendit Komunal. njëherit ish-drejtor politik i UÇPMB-së me ekipin e tij do të drejtoj KKSH-në për katër vitet e ardhshme. Këtë lajm i ka konfirmuar sot edhe vet z.Musliu për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme