Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Bosnjë&Hercegovinë - Fillojnë përgatitjet për formimin e qeveris

Pas zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të 12 tetorit në Bosnjë-Hercegovinë ka filluar procesi dhe përgatitjet për formimin e një qeverie të re në nivel shtetëror dhe në bazë të entiteteve.

Bosnjë&Hercegovinë - Fillojnë përgatitjet për formimin e qeveris

Pasi të qartësohen rezultatet e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të cilat zhvillohen për herë të 7 pas luftës (1992-1995) në vend edhe numri i vendeve që do të kenë partitë politike në nivel të qeverisë dhe entitetit ka filluar të bëhet e qartë.

Vërehet se ka rritur numrin e vendeve në parlamentet në nivel shtetëror dhe në nivel të entitetit, partia që u themelua nga Alija Izetbegoviç, konkretisht Partia për Veprim Demokratik (SDA).

Sipas të dhënave jo-zyrtare, Partia për Veprim Demokratik në Dhomën e Përfaqësuesve në parlamentin me 42 vende do të marrë 10 vende. Kjo Parti në zgjedhjet e kaluara ka pasur 7 deputetë dhe në këto zgjedhje e rriti numrin e saj me 10 deputetë.

Një prej dy entiteteve, Federata e Bosnjës dhe Hercegovinës (FBIH) 28, dhe entiteti tjetër Republika Srpska përfaqësohet me 14 deputetë në Dhomën e Përfaqësuesve, ku duket si partia më e fuqishme do të jetë Partia për Veprim Demokratik e cila në zgjedhjet e 12 tetorit ka arritur një sukses të madh që arriti të nxjerrë një deputet në rajonin me shumicë serbe.

- Partia e re politike Fronti Demokratik ka hyrë në parlamentit

Gjithashtu në zgjedhje ka arritur një sukses të madh edhe partia Fronti Demokratik (DF) e cila merr pjesë për herë të parë në këto zgjedhje dhe e cila është krijuar në vitin 2013 nga Zhelko Komshiç anëtar i këshillit Kroat për dy mandate në Bosnje. Fronti Demokratik deri tani nuk ka pasur deputet në Dhomën e përfaqësuesve dhe në këto zgjedhje ka arritur të marrë 5 deputetë.

Edhe partia Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ) që përfaqëson Kroatët është një nga partitë që po fuqizohet duke e rritur numrin e deputetëve të saj nga 3 që kishte në zgjedhjet e kaluara, ajo në zgjedhjet e tanishme ka arritur të marrë 4 deputetë.

Ndërsa partia Bashkësi për një të Ardhme më të Mirë (SBB) e kryesuar nga ish-Ministri i Mbrojtjes Fahrudin Radonçiç do të ketë 4 deputetë sa edhe në zgjedhjet e kaluara. Tregohet si humbës i madh i zgjedhjeve partia Social Demokratike e cila nga 8 mandate ka zbritur në 3.

Një parti tjetër që përfaqëson Kroatët, Bashkimi Demokratik Kroat 1990 do të përfaqësohet përsëri me 1 deputet si edhe në zgjedhjet e mëparshme. Gjithashtu përfaqësim me nga 1 deputet do të kenë edhe partitë Aktiviteti Demokratik (A-SDA) dhe Partia Patriotike e Bosnjës dhe Hercegovinës (BPS).

- Më e fuqishme në Republika Srpska është Partia Aleanca e Social Demokratëve të Pavarur

Aleanca e Social Demokratëve të Pavarur (SNSD) në këshillin e përfaqësuesve nga 14 deputetë ka fituar 6, ndërsa në parlament edhe pse e ka ulur numrin e saj me 2 deputetë ajo është përsëri partia më e fortë e këtij entiteti.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme