Mustafa: Bashkëpunim për funksionimin e shtetit ligjor

Nevojitet bashkëpunim për funksionimin e shtetit ligjor, ka shkruar lideri i LDK-së, Isa Mustafa, në rrjetin social "Facebook".

Mustafa: Bashkëpunim për funksionimin e shtetit ligjor

Kryetari i Lidhjes Demokratike (LDK) të Kosovës, Isa Mustafa, thekson se “po bëjmë përpjekje që me përgjegjësinë më të madhe të ndërtojmë institucionet demokratike dhe të qëndrueshme të vendit”.

Në një postim në rrjetin social "Facebook", Mustafa shprehet se “nuk jemi në kohë fushate. Jemi bashkuar me qëllim që të hapim perspektivë për zhvillimin e vendit dhe për funksionimin e shtetit ligjor”.

“Nga partnerët tanë presim bashkëpunim konstruktiv dhe pozitiv në rrugën në të cilën jemi nisur. Çdo projekt mund të realizohet vetëm nga ata që i besojnë dhe besojnë te njëri-tjetri”, përfundon Mustafa, cituar nga "KosovaPress".


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme