Daçiç: Takimi i ardhshëm në Prishtinë

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar të enjten në Beograd se takimi i ministrave të Jashtëm dhe të Ekonomisë të Ballkanit Perëndimor do të mbahet në Prishtinë, pas formimit të institucioneve në Kosovë.

Daçiç: Takimi i ardhshëm në Prishtinë

Pas përfundimit të Konferencës në Beograd, ku morën pjesë gjithashtu ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj dhe ministri i Ekonomisë, Fadil Ismajli, bashkë me ministrat e rajonit, është vendosur që një takim i radhës i këtij lloji të mbahet në Prishtinë.

Sipas gazetës "Express", këtë e ka konfirmuar edhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili ka shkruar në "Twitter" se takimi i radhës i gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor do të mbahet në Prishtinë.

Ndërkohë Stefan Fule, komisioneri në largim i BE-së ka lavdëruar autoritetet serbe për organizimin.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme