Ambasadori Hoffman: Shtyrja e vizitës në Beograd, veprim i zgjuar

Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri, Hellmut Hoffmann tha sot se shtyrja e vizitës së Ramës në Beograd në këto rrethana është një veprim i zgjuar.

Ambasadori Hoffman: Shtyrja e vizitës në Beograd, veprim i zgjuar

“Ne e kuptojmë se në rrethana fatkeqe është e diçka e zgjuar të shtysh një vizitë të rëndësishme. Ne ndajmë pikëpamjet e shumë të tjerëve se është e rëndësishme për të gjithë që të vazhdojmë të angazhohemi në mënyrë konstruktive dhe kjo është mënyra e vetme për rajonin që të ketë progres”, u shpreh ambasadori gjerman në Shqipëri.

Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri, Hellmut Hoffmann dhe Kryeministri shqiptar, Edi Rama mbajtën fjalën e hapjes së aktivitetit "Tetori Gjerman 2014", ku 21 tetori është zgjedhur si dita e bashkëpunimit shqiptaro-gjerman për zhvillim.

Në këtë kuadër, në mjediset e Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë, po prezantohen edhe projektet, që Gjermania planifikon të zbatojë së bashku me institucionet partnere të Shqipërisë në të ardhmen.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme