Bushati: Shqipëria do të kontribuojë fuqishëm si anëtare e NATO-s

"Shqipëria do të kontribuojë fuqishëm si anëtare e NATO-s", deklaroi ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, në një takim me ambasadorin Robert Bradtke.

Bushati: Shqipëria do të kontribuojë fuqishëm si anëtare e NATO-s

Shefi i diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati, zhvilloi të premten një takim me këshilltarin e lartë amerikan për Angazhimin e Partnerëve kundër Luftëtarëve të Huaj në Siri, ambasadorin Robert Bradtke, i cili është duke zhvilluar një turne nëpër Evropë.

Ambasadori Bradtke shprehu mirënjohje për rolin e Shqipërisë dhe angazhimin e saj konkret në krah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si pjesë e koalicionit ndërkombëtar kundër terrorizmit dhe në kuadër të NATO-s, në përballimin e një sërë sfidash ndërkombëtare dhe veçanërisht në luftën kundër ISID-it.

Ministri Bushati, nga ana e tij, siguroi për qëndrimin e palëkundur të Shqipërisë, për të vijuar kontributin e saj si anëtare e NATO-s përkrah SHBA-ve dhe aleatëve të tjerë, në misionet për paqe dhe siguri në botë, në luftën kundër terrorizmit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme