Shtypi i Kosovës 17.10.2014

Titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme, e premte, 17 tetor 2014:

Shtypi i Kosovës 17.10.2014

Gazeta “Tribuna

QEVERIA TEKNIKE, OPSION I FUNDIT

Njëri prej opsioneve të fundit për krijimin e institucioneve do të ishte krijimi i një qeverie teknike, por vendi nuk është futur në fazën emergjente të krijimit të institucioneve. Akoma nuk janë shterur të gjitha mundësitë për formimin e institucioneve, vlerësojnë analistët. Sipas tyre, qeveritë teknike formohen në situata të jashtëzakonshme dhe kanë mandat të caktuar.

Tituj të tjerë:

Jahjaga edhe një vërejtje liderëve, nxitoni!
Blloku e harron seancën – Blloku LDK-AAK-Nisma, i përkrahur edhe nga Lëvizja Vetëvendosje, nuk po insiston si më parë që ta thërrasë vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Heroinat e Krushës

Gazeta “Koha Ditore

MUSTAFA KËRKON ZGJIDHJE EDHE NGA DEPUTETËT E PDK-së

Tituj të tjerë:

Putin mbështet qëndrimet e Serbisë karshi Kosovës
Garë mes profesorëve për të marrë më shumë studentë në provime
Mjekësia ligjore zvarrit punën e prokurorive dhe gjykatave
Ana e errët e tifozerisë serbe: Fyerje, dhunë e vrasje
Tri shtete të angazhuara për kthimin e Erionit

Gazeta “Bota Sot

GRUSHT KOSOVARIZIMIT DHE ANTISHQIPTARIZMIT!

Ngjarja që i bëri bashkë shqiptarët! Dhuna barbare serbe në Beograd!

Tituj të tjerë:

Deputeti gjerman Schwarz: Kjo Serbi në BE? Nein!
Flet babai, Ragip Xhaka: Taulanti do të vdiste për flamur!
A është koha për protesta qytetare! – Jahjaga, Kosova nuk mund të lejojë krizën politike e financiare

Gazeta “Zëri

XHIHADISTI I PENDUAR KTHEU ERIONIN

Tituj të tjerë:

Vepro presidente!
Sulmohet Ambasada e Shqipërisë në Podgoricë
LAN: Me Thaçin nuk bisedojmë – Liderët politikë të Bllokut, LDK, AAK, Nisma (LAN) thonë se koalicioni paszgjedhor nuk është krijuar për marrjen e pozitave drejtuese, por për të bërë ndryshime në qeverisjen e ardhshme katërvjeçare.
Kosova, “kampion” për krizë politike – Kosova është “kampion” rajonal për zgjatjen e krizave politike në formimin e institucioneve të reja. Kjo pasi asnjë shtet fqinj nuk ka pasur kriza të tilla politike për nga aspekti kohor sikurse ka Kosova, e cila as pas katër muajve, nuk po arrin t’i formojë institucionet e reja.

Gazeta “Epoka e Re

PAS KUVENDIT, BISEDIME TË REJA ME LAN-in

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje!, Glauk Konjufca, ka thënë se zgjidhja e ngërçit politik qëndron në aplikimin e parimit të shumicës parlamentare.

Tituj të tjerë:

Rama: Qeveria serbe u soll sikurse tifozët
Liderët barrikadojnë vendin

Gazeta “Lajm

MOSPAJTIMET BRENDA BLLOKUT

Tituj të tjerë:

Optimistë për zgjidhje të shpejtë
Dritëro Agollit iu dorëzua Çmimi “Teuta”

Gazeta “Kosova Sot

TË KORRUPTUARIT DHE PASURIA E PALIGJSHME

Gazeta “Sport Plus

TUNELI I FERRIT


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme